BDI manipulon me letërnjoftimet, marrëveshja pjesë e integrimit Ballkani Perëndimor-BE
Mediat maqedonase kanë raportuar se kalimi i kufirit me letërnjoftime mes Maqedonisë dhe Kosovës është pjesë e Marrëveshjes për bashkëpunim rajonal e vitit 2011">2011, gjatë presidencës polake me Bashkimin Evropian.

Kjo marrëveshje është pjesë e forumit rajonal të ministrive të brendshme dhe të drejtësisë midis Ballkanit Perëndimor dhe BE, ndërsa të finalizuar më pas në forumin e Ohrit, raporton Almakos.

Maqedonia zbatimin e kësaj marrëveshjeje e nisi me Serbinë në fund të vitit 2011">2011, ndërsa paraprakisht një marrëveshje e tillë ishte nënshkruar mes ministrit serb të MPB-së, Ivica Daçicc dhe ish-ministres Gordana Jankullovska. Kjo e fundit më 3 tetor të 2011">2011 nënshkroi marrëveshjen e ngjashme me ish-ministrin e brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi, por me vite të tëra kjo marrëveshje nuk është realizuar./Albeu.com/
Shtuar më 17/04/2016, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori