BDI-LSDM shumë afër qeverisë së re, acarohet Gruevski
Negociatat mes BDI-së dhe LSDM-së janë shumë afër forimit të qeverisë së re në Maqedoni, u BDI ka vendosur si kusht kryesor zyrtarizimin e gjuhës shqipe në çdo nivel dhe LSDM duket shumë e disponuar për ta plotësuar këtë kërkesë.

"Jemi duke shqyrtuar materialet e grupeve punuese. Nuk presim vendim sonte. Jemi duke shqyrtuar çdo mundësi", ka thënë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani pas takimit të përfaqësuesve të këtyre dy partive.

Por, nëse këto dy parti bien dakord për formimin e qeverisë, Osmani tha se më parë do votohet për gjuhën dhe më pas për qeverinë.

Ndërkohë ish-kryeministri Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE, i cili dështoi të arrijë një koalicion me BDI-në e Ahmetit, ka ngritur akuza se "LSDM dhe BDI dëshirojnë të bëjnë defaktorizim të popullit maqedonas".

Sipas tij, "ajo që ndodh tani tregon se LSDM është e vendosur që ta ripërkufizojë Maqedoninë, por duhet të theksojë se VMRODMPNE do të qëndrojë fuqishëm si mbrojtëse e interesave shtetërore dhe kombëtare", është shprehur Gruevski.

"U tregojmë të gjithëve atyre që dëshirojnë të luajnë me interesat kombëtare dhe shtetërore, se në këtë shtet ka të tjerë që mendojnë për ato interesa dhe që janë të gatshëm të luftojnë për interesat kombëtare dhe shtetërore", ka reaguar ashpër Gruevski. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 08:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori