Zbulohet klubi ku do të vijojë karrierën Bale

Gareth Bale do të kalojë në Amerikë, te Los Angeles FC.

Siç raportohet nga gazetari David Ornstein i ‘The Athletic’, Bale tanimë e ka zgjedhur skuadrën e tij të re.

32 vjeçari ka rënë dakord t’i bashkohet skuadrës së Ligës Amerikane (MLS), Los Angeles FC në një kontratë, e cila fillimisht do të jetë njëvjeçare, ndërsa ai ka një mundësi për të zgjatur edhe për 18 muaj të tjerë.


Shtuar 25.06.2022 17:37

Tags: