BDI: Ideja e presidentit konsensual po përqafohet edhe nga liderët maqedonas
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se ideja e dalë nga kjo parti, ajo për një president konsensual, nuk ëhstë ide partiake, por mbipartiake. Përmes një konference për mediat, Bujar Osmani u shpreh se BDI po sheh se ideja e promovuar prej saj po ka sukses të gjithanshëm.

Disa ditë më parë Zaev, dje edhe Gruevski, për së pari herë kërkuan ti drejtohen kombit shqiptarë duke dashtë ti afirmojnë të arriturat dhe ti prezantojnë premtimet e tyre për të ardhmen.

Kjo, për Osmanin tregon se në kampin maqedonas po rritet ndërgjegja se shqiptarët janë etni shtetformuese dhe se pa ata s'mund të merren vcendime të rëndësishme. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2014, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori