Ndeshja e parë u mbyll në barazim pa gola, Laçi për kualifikim në “Elbasan Arena” ndaj Petrocub: Formacionet zyrtare

Pas Vllaznisë është radha e Laçit të zbresë në fushën e lojës në orën 20:00, për të luajtur ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Conference League.

Në “Elbasan Arena” vëmendja do të jetë tek përballja mes kurbinasve dhe moldavëve të Petrocub, me takimin e parë që është mbyllur 0-0, ku bardhezinjtë luajtën me një lojtar më pak për më shumë se 60 minuta.

Për këtë duel Shpëtim Duro beson tek të tijtë, ndërsa ka zgjedhur edhe 11-luftëtarët e këtij takimi, që do iu besohet edhe kualifikimi në “Elbasan Arena” në sytë e tifozëve të tyre.

Formacionet zyrtare:


Shtuar 28.07.2022 18:44