BDI i kundërpërgjigjet PDSH-së
Bashkimi Demokratik për Integrim
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sot pas akuzave dhe kritikave të Partisë Demokratike Shqiptare të shfaqura në konferencën për shtyp të kësaj partie, të mbajtur sot, në lidhje me punën e Qeverisë në 100 ditët e para të formimit.

"Sot në katërvjetorin e masakrës se Brodecit, Menduh Thaçi pa fije turpi dhe përgjegjësie del para shqiptarëve me pretekst se ai po i mbron interesat e tyre, duke harruar me këtë rast se ai moti e ka humbur kredibilitetin e vet para shqiptarëve. Kështu ai edhe një herë dëshmon se e vetmja gjë që di ai të bëjë në politikë janë shantazhet, spekulimet e falsifikimet. Prandaj është aty ku është në opozitë", thuhet në reagimin e BDI-së.

"Por, për fat të keq, ai edhe aty nuk e luan rolin e një opozite demokratike konstruktive, por merret vetëm me manipulime e spekulime me opinionin. Duke mos pasur asnjëherë guximin që gjatë 6 viteve të tij të pamerituar në pushtet të dalë me rezultate konkrete, atij tani i pengon edhe transparenca e jonë ndaj elektoratit dhe popullit shqiptar.

Menduh Thaçi merr guxim të flasë për projektin “Shkupi 2014”, të cilin ai personalisht me partinë e tij e la si vezë qyqeje. Ndërsa për hir të së vërtetës, këtij projekt BDI-ja përsëri i dha përmasa multientike.

Menduh Thaçi flet për mbishkrimin në Kopshtin Zoologjik në Shkup, ndërsa harron se në kohën e tij as deputetët në komisione s’mundeshin të flasin në gjuhën e vet amtare, e jo më ministra e funksionaret e tjerë të partisë së tij.

Megjithatë ne e kuptojmë plotësisht se pse ai e bën kështu – kështu dëshiron vetëm ta tërheqë vëmendjen e elektoratit në atë që ai e bën me subjektin “e vet”. politik. Prandaj ne vetëm mund t’i sugjerojmë që tash ta ndryshojë sloganin e vet partiak "ne jemi këtu" me moton “Unë jam këtu”. Sepse ka mbetur si duket vet", thuhet në fund të reagimit të BDI-së. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 20:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori