BDI hesht pas skadimit të afatit të marrëveshjes për bashkëqeverisje
BDI gjashtë muaj më parë premtoi rishikim të marrëveshjes së koalicionit me VMRO -DPMNE-në, por tashmë që afati i parashikuar është arritur, nuk ka asnjë reagimit. Në kohën e arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me VMRO DPMNE-në, çështja kryesore në interes të të gjithëve ishte integrimi në NATO dhe fillimi i bisedimeve me Bashkimin Europian. Kur u bënë pjesë e qeverisë së re të Gruevskit, zyrtarët e partisë shqiptare në pushtet thanë se pikërisht integrimi në NATO dhe BE ishin arsyet pse sipas tyre u dha "kurban" çështja e gjuhës dhe kryetari i Kuvendit.

"Ne bëmë edhe kompromis. U tërhoqëm nga një pikë e rëndësishme që ka të bëjë me shqiptarët, për gjuhën, me qëllim që të japim përparësi, dhe ti koncentrojmë të gjitha forcat tona, në drejtim të proceseve veri-atlantike", deklaroi me 4 qershor 2014 kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Po kështu, edhe Bujar Osmani duke mbrojtur marrëveshjen e BDI-së me VMRO DPME-në para 6 muajsh, tha se bëhet fjalë për marrëveshje të përkohshme me një pikë të rendit të ditës.

"Është një marrëveshje e përkohshme për bashkëqeverisje me VMRO DPMNE-në, e cila ka një pikë të rendit të ditës, integrimin në NATO… Nëse pas kësaj periudhe nuk do të realizohet ky qëllim i yni, atëherë BDI-ja do të rishqyrtojë pozicionin e vet brenda këtij koalicioni, për shkak se do të përfundon edhe marrëveshje e harmonizuar sot, për një bashkëqeverisje tematike", deklaroi Osmani në maj 2014.

Kanë kaluar tashmë edhe 7 muajt të cilat kreu i BDI-së Ali Ahmeti i kërkoi për të zgjidhur çështjen e dygjuhësisë. Por, deri tani nuk ka asnjë propnoncim zyrtar nga BDI-ja, se në cfarë drejtimi do të lëvizin tani pas kalimit të afatit 6-mujor dhe dështimit në procesin integrues të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori