Pasi zbuloi çrregullimin që i ka paralizuar fytyrën, Justin Bieber shfaqet për herë të parë në publik (FOTO LAJM)

Justin Bieber ka bërë daljen e tij të parë publike pasi ka zbuluar se vuan nga sindroma Ramsay Hunt.

Ylli i popit dhe gruaja e tij, Hailey Bieber kaluan dy javët e fundit në ishullin privat në Bahamas dhe ata janë kapur nga kamerat teksa po ktheheshin në në Los Anxhelos.

Ende nuk është e qartë se sa kohë mund t’i duhet këngëtarit të “Yummy” për një rikuperim të plotë, por ai dukej i sigurt se gjithçka do të kthehej në normalitet me pushimin dhe kujdesin mjekësor.

Deri më tani, turneu i tij është botëror do të rifillojë më 31 korrik 2022 në Itali, sipas faqes së tij zyrtare të internetit.