“Tap” drejtonte ferrarin, mesfushorit të Juves i bllokojnë patentën

Mesfushori brazilian Arthur nuk po kalon aspak një moment të mirë këtë verë, pasi fillimisht u detyrua të pranojë kundër dëshirës së tij një transferim te italianët e Juventusit dhe më pas braktisi skuadrën e Barcelonës për fazën finale të Ligës së Kampionëve në Lisbonë.

Megjithatë së fundi futbollisti është ndaluar nag policia në rajonin e Katalunjës, në Costa Brava, pasi ishte duke drejtuar makinën e tij tip Ferrari, me shpejtësi tej normave të lejuara.

Më pas policët konstatuan se mesfushori brazilian ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, pasi sasia e alkoolit në gjak ishte sa dyfishi i normës së lejuar atje dhe për këtë morën masa, duke i hequr lejen e drejtimit për 8 muaj dhe duke e gjobitur me 1200 euro.

Juventusi do të nisë grumbullimin më datën 24 gusht, kur edhe Arthur pritet të vihen në rresht para trajnerit të ri Andrea Pirlo, por në fillimet e aventurës së tij në Itali, mesa duket do të jetë i detyruar të lëvizë me taksi.


Shtuar 22.08.2020 17:27