Me rastin e 10 vjetorit të themelimit të partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, kryetari i saj Ali Ahmeti, gjatë ditës së sotme do të organizojë një pritje të veçantë për të gjithë anëtarët e saj.
Pritja do të nisë në orën 19:00 dhe do të mbahet në hapësirat e Kurshunli Han-it, në Çarshinë e Vjetër në Shkup. Në këtë eveniment pritet të marrin pjesë funksionarë të lartë të BDI-së dhe jo vetëm.
BDI është partia
shqiptare e cila u themelua në vitin 2002 pas luftës së vitit 2001 dhe anëtarët e saj kishin qënë pjesë e strukturave të Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare.
Gjatë 10 viteve të mbijetesës së saj, kjo parti ka qenë vazhdimisht në pushtet përveç periudhës 2006-2008, kur edhe pse kishte fituar shumicën e votave të shqiptarëve në
Maqedoni, në
qeveri me
Nikolla Gruevskin kishte hyrë PDSH-ja e Menduh Thaçit.
Ditët e fundit BDI ka qënë nën presion nga partitë opozitare
shqiptare në
Maqedoni dhe jo vetëm për tu larguar nga koalicioni qeverisës me VMRO-DPMNE e kryeministrit
Nikolla Gruevski, sidomos pas operacionit policor "Monstra" ku u arrestuan 20 shqiptarë, mes ytre dhe femra me akuza për vrasje dhe terrorizëm islamik. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2012,
ora 10:10