BDI ende e pavendosur për zyrtarët e lartë në qeveri!
BDI ende nuk ka vendosur për emrat e zëvendësministrave, sekretarëve shtetërorë dhe të drejtorëve.

Burime partiake kanë nënvizuar se po vijon procesi i shqyrtimit të të gjitha emrave dhe ndarja e posteve sipas zonave, me qëllim që secili rajon të gjejë përfaqësim.

“Sekretari për zbatimin e politikave të BDI-së, Tahir Hani do të jetë zv/sekretar i Qeverisë. Kjo, për të pasur një hallkë lidhëse mes Kryesisë Qendrore dhe Qeverisë, por edhe ndjekje më të mirë të zbatimit të politikave dhe programit. Ende nuk kemi diskutuar në parti.... Me siguri pozicionet e zv/ministrave dhe sekretarëve shtetërorë do të ndahen nëpër zona, për përfshirje edhe të zonave që nuk janë të përfaqësuara në eshalonin e parë”, thonë nga BDI-ja.

Pritet që dy zëvendësministra ti takojnë Shkupit, ndërsa një zv/ministër pritet ta ketë Tetova dhe një Struga. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2014, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori