E FUNDIT/ Fituan 3.7 milion euro nga kreditë, arrestohen 7 persona në Tiranë
BDI e përkushtuar për reformimin e sistemit arsimor
Bashkimi Demokratik për Integrim mbështet reformat në sistemin arsimor, me synim përmirësimin e cilësisë së këtj procesi. Gjatë një takimi të zhvilluar sot në Tetovë me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Aivo Orav, kreu i BDI Ali Ahmeti tha se ky proces ka zgjatur rreth dy vite për t'u përgatitur.

Sipas Ahmetit këto reforma synojnë rritjen e cilësisë së arsimit dhe kthimit të mësimdhënies në piedestalin shoqëror pasi që të gjithë, edhe ata që përkrahin reformat edhe ata që kundërshtojnë, pajtohen se situata në të gjitha nivelet arsimore në vend është alarmuese.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Ahmeti theksoi që për Bashkimin Demokratik për Integrim ka qenë e rëndësishime që këto ndryshime të harmonizohen me Brukselin dhe Komisionin e Venedikut dhe për këtë arsye miratimi i tyre u vonua gjersa zgjasnin konsultimet me partnerët ndërkombëtar.

Ambasadori Orav shprehu interes rreth ndryshimeve kushtetuese, opozitës dhe reformave në arsim. Ndërkaq, bashkëbiseduesit u dakorduan që të gjitha forcat shoqërore në vend duhet ta ndihmojnë agjendën positive të vendeve mike në Bruksel. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori