BDI e PDSH përplasen në Kuvend
Pëlqej
Deputetët e PDSH-së dhe ata të BDI-së kanë nisur betejën në parlament sa iu përket ndryshimeve kushtetuese.

PDSH u shpreh sërish kundër ndryshimeve të Kushtetutës, nën pretekstin se ato nuk përfshijnë çështjet që prekin interesin e shqiptarëve, sikurse përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, ndarja proporcionale e buxhetit apo përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve.

"Për ne është krejt e parëndësishme se do të quhet Banka Qendrore, Popullore, Shtetërore apo sidoqoftë, kur kihet parasysh se në këtë Bankë që paraqet një nga institucionet kryesore financiare të shtetit, shqiptarët nuk kanë fare qasje. Sa është përqindja e shqiptarëve të punësuar në Bankën Popullore, sa është përqindja e shqiptarëve në poste udhëheqëse? Zero. Përqindja e të punësuarve është 1-2 për qind. Është skandaloze që ne të flasim për emërtimin e kësaj Banke kur nuk hapim tema reale. Apo janë pak, apo aspak të rëndësishme dispozitat që kanë të bëjnë kinse me reformat në gjyqësor, kur kihet parasysh se gjykatat e këtij shteti akoma merren me raste të montuara politike, deklaroi Imer Aliu.

Ndërsa, deputetë te BDI-së u shprehën se ndryshimet në fjalë janë në interes të të gjithë qytetarëve dhe si të tilla do të mbështeten në votim. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori