BDI e ndarë mes turqve dhe norvegjezëve
Dy rryma të forta brenda Bashkimit Demokratik për Integrim lobojnë për dy kompanitë që po konkurrojnë për të menaxhuar me zonën e lirë industriale të Tetovës. Njëra lobon për turqit e "TBS", ndërsa tjetra për Kompaninë norvegjeze "SNS". Sipas asaj që raporton gazeta "Lajm", të dyja rrymat e partisë janë të fuqishme, ashtu sikurse edhe kompanitë që konkurojnë për këtë zonë.

"Mbështetësit e kompanisë turke thonë se përparësitë e kësaj kompanie janë se ajo do të kyçte më shumë kompani shqiptare për të shfrytëzuar këtë zonë industriale, duke pasë parasysh lidhjet më të afërta mes biznesit shqiptar në Maqedoni dhe biznesit turk, në krahasim me biznesin norvegjez . Ndërsa mbështetësit e kompanisë norvegjeze thonë se ajo do të sillte investitor të fuqishëm në këtë zonë", është shprehur një burim brënda partisë shqiptare në pushtet.

Gjithashtu mësohet se niveli i lobuesve për kompaninë turke është më i lartë se i atyre që lobojnë për kompaninë norvegjeze. Madje flitet se për "TBS" ka lobuar edhe vetë kryeministri turk Recep Tayipp Erdogan, si dhe ministra tjerë të qeverisë turke. Mirëpo ky lobim nuk garanton fitore të sigurt, pasi kompania tjetër norvegjeze ka mbështetës të fuqishëm brenda BDI-së.

BDI i përgënjeshtron lajmet e tilla me arsyetimin se ata nuk përzihen në punën e Komisionit të Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike, i cili e bën vetë zgjedhjen në bazë të ofertave të kompanive.

Komisioni i Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike i ka pranuar ofertat e këtyre dy kompanive më 28 shtator dhe akoma nuk e ka bërë zgjedhjen e kompanisë.

Duhet thënë se si "TBS" ashtu edhe "SNS" kanë bërë oferta të ngjashme. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2012, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori