BDI do të votojë për shpërbërjen e Parlamentit
BDI nuk bën pjesë në grupet që duan të shtyhen zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe do të votojë për shpërbërjen e Parlamentit, kështu është shprehur koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi.

Xhaferi mohon se partia e tij qëndron pas lojërave dhe kalkulimeve që bëhen rreth seancës për shpërbërjen e parlamentit.

Nëse kemi rënë dakord të shkojmë në zgjedhje më 11 dhjetor atëherë është jologjike të bëhen lojëra të tilla me marrëveshjen, të mos luajnë me zjarrin, nëse planifikojnë të luajnë me çfarëdo loje duhet të dinë se luajnë me shtetin, ka thënë më tej Xhaferi, transmeton Zhurnal.

Lidhur me njësinë zgjedhore numër 6 si problematikë me numrin e votuesve Xhaferi thekson: Njësia e 6 zgjedhore nuk është problem i BDI-së ajo është problem i shtetit dhe kjo gjë duhej zgjidhur që moti, sqaron më tej Xhaferi.

Shtuar më 12/10/2016, ora 18:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori