Ramadani: BDI do të pësojë më keq se PPD-ja dhe Lubço Georgievski
Analisti Ramadan Ramadani, parashikon se BDI nuk do të mbijetojë deri në pranverë, pasi sipas tij, kjo parti do ta pësojë me keq se Partia për Prosperitet Demokratik e cila në vitin 2002 fitoi dy deputetë dhe se VMRO-Partia Popullore e Lubço Georgievskit.

"BDI nuk posedon substancë dhe strukturë, e cila me inerci do të korrte vota në zgjedhje.

Të mos harrojmë, BDI është parti e formuar për dy muaj pa kurrfarë linje ideologjike dhe ose substance me përcaktim tematik për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Ajo është vetëm ad-hok trup i përkohshëm e themeluar nga shqiptarët që të kryejnë punë", ka shkruar Ramadani në "Fokus".

Sipas Ramadanit, mbijetesa e BDI-së është meritë e Thaçit dhe Gruevskit.

Shtuar më 04/11/2016, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori