Basha dha dorëheqjen, vjen reagimi i Sali Berishës (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së kryedemokratit Lulzim Basha nga posti i kreut të PD-së.

Berisha është shprehur se bashkimi i demokratëve, mbi bazën e kontributeve, është përparësia e PD-së.

“Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD!

Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD.

Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe jane te punojme se bashku per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rrofte Partia Demokratike! Sb”, është shprehur Berisha./albeu.com/


Shtuar 21.03.2022 18:25