BDI dhe VMRO "përçahen" për çështjen e emrit
Pëlqej
Partia shqiptare dhe ajo maqedonase në koalicionin qeveritar, BDI dhe VMRO kanë dallime të mëdha sa i përket mënyrës sesi mendojnë për çështjen e emrit.

Analistët vlerësojnë se të dyja partitë bashkohen në faktin se emri nuk ndërhyn në identitete, ndërsa kanë dallime të theksuara në aspekte të tjera.

“Dihet se VMRO tek maqedonasit dhe BDI tek shqiptarët kanë mbështetje të gjerë sidomos për këtë pikë, atëherë kjo do të thotë se qëndrimi i tyre me automatizëm pranohet dhe konsiderohet si qëndrim i gjithë qytetarëve të asaj bashkësie etnike dhe kjo ndasi pastaj reflektohet negativisht edhe në rrjedhat tjera shoqërore”, tha Naser Zymberi për Rel.

Ndërkohë, Vllado Dimovski nga Qendra për tolerancë ndëretnike thekson se qëndrimet e ndryshme në koalicion nuk janë të rastësishme.

“Tek maqedonasit një kohë të gjatë plasohet ideja se nëse nuk ndërrohet emri do të bëhet keq për maqedonasit, pasi shqiptarët insistojnë në atë”, velrësoi Dimovski. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori