BDI: Denonconi votuesit fiktivë
Kryesia e BDI-së
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), u ka bërë thirje të gjitha partive politike, organizatave joqeveritare dhe qytetarëve pa dallim të nacionalitetit të tyre, në rast se disponojnë me të dhëna ose kanë dëshmi për votues fiktiv në listat zgjedhore të njëjtat, ti paraqesin pranë komisionit të përkohshëm parlamentar për pastrimin e listave zgjedhore.

“Për ekzistimin e dyshimeve në listat zgjedhore, BDI ju bënë thirje të gjitha subjekteve politike, organizatat dhe qytetarët që disponojnë me fakte ti ofrojnë komisionit të përkohshëm parlamentar dëshmitë që komisioni të bënë pastrimin e listave zgjedhore”, tha Safet Neziri, deputet i BDI. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2011, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori