Përjashtimi i Kejvinës dhe dhuna në shtëpinë e BBV, Arbana e zhgënjyer: Kemi dështuar…

“Ndjej se ne kemi dështuar të gjith, unë opinoniste, ne si produksion, kemi dështuar si shoqëri. Më vjen keq. Ky publik nuk meriton që kjo lojë të luhet kështu”, këto janë fjalët e Arbana Osmait për dhunën verbale dhe fizike që ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip gjatë këtyre ditëve.

Në hapjen e spektaklit, Arbana Osmani u shpreh e e zhgënjyer nga sjellja e banorëve, ndërsa tha se vëllai i madh do të marrë masa drastike për çdo banor që përdor dhunë verbale nga sot e tutje.

Ndërkohë sonte u njoftua përjashtimi i Kejvinës, pasi kjo e fundit qëlloi me shuplakë Luizin./albeu.com/