Ndërsa ka përfunduar raundi i dytë për zgjedhjet lokale 2013 të Maqedonisë, ka mbaruar edhe afati për dorëzimin e ankesave të ndryshme për parregullsi në procesin zgjedhor.
Kështu në Komisionin Shtetëror Zgjedhor kanë mbërritur
ankesa nga Bashkimi Demokratik për Integrim për parregullsi në komunën e Dollnenit.
Fitues në këtë komunë në raundin e fundit doli kandidati i VMRO-DPMNE, me një diferencë shumë të vogël të
votave ndaj kandidatit të BDI-së.
Partia
shqiptare ka shprehur ankesat për votimet në Cërnilishtë, fshatin e banuar kryesisht me shqiptarë, ku një numër të madh të
votave ka fituar kandidati i VMRO-DPMNE.
Ndërkohë, asnjë parti tjetër nuk ka shprehur
ankesa për komunën e Strugës dhe komunën Qendër dhe se kjo pritej nga VMRO-DPMNE. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2013,
ora 10:54