Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
BDI akuzon PDSH-në për përmendoret në Shkup
Pëlqej
Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të mbajë një linjë mendimi se projekti "Shkupi 2014">2014" është një projekt monoetnik dhe monofetar, i cili nuk paraqet realitetin - një shoqëri mutietnike dhe multifetare.

Por se BDI-ja ia ka hedhur PDSH-së fajin për përmendoret që ngrihen.

Nga BDI-ja thonë se projekti "Shkupi 2014">2014" është miratuar nga ministrat e Partisë Demokratike Shqiptare, të cilët, sipas tyre, në vitin 2007, nuk kanë patur as votën e shqiptarëve për të qeverisur.

"Në Qershor të vitit 2014">2014, PDSH mbeti besnike ndaj proektit që e karakterizon këtë parti politike.
Në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit në muajin qershor, pika e 15 e rendit të ditës ishte miratimi i vendimit për vendosjen e 5 përmendoreve. Ky vendim kalohet me shumicë të dyfishtë dhe këshilltarët shqiptar lehtësisht mund ta rrëzonin nga rendi i ditës.Por, këshilltarët e PDSHsë të cilët qëndruan në mbledhje deri në pikën e 14 të rendit të ditës, çuditërisht u tërhoqën nga mbledhja para votimit të pikës së 15 (përmendoret) dhe në këtë mënyrë e mundësuan miratimin e këtij vendimi, për të cilin këshilltarët e BDI votuan kundër. Në këshillin e qytetit të Shkupit, VMRO DPMNE ka 6 këshilltar jomaqedonas, BDI ka 5, PDSH ka 3 dhe LSDM 1. Në mbledhjen e lartëpërmendur, gjer në pikën e 14 të rendit të ditës kanë qenë prezent 4 këshilltar nga BDI dhe 2 nga PDSH që mjaftonte për ta ndaluar miratimin e kësaj pike nga rendi i ditës sepse edhe këshilltarja e LSDM votoi kundër. Por, për fat të keq të Shkupjanëve dhe shqiptarëve në përgjithësi, PDSH kishte marrëveshje paraprake për ta përkrahur vendosjen e 5 përmendoreve të reja, njejtë sikur që e përkrahi edhe proektin Shkupi 2014">2014", thuhet në një komunikatë të BDI-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim shprehet i bindur se PDSH-ja është fajtore për projektin "Shkupi 2014">2014". /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2014, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori