KORONAVIRUSI/ 100 mijë raste të reja gjatë ditës së fundit

Në 24 orët e fundit janë prekur 100 mijë persona nga koronavirusi në gjithë botën.

100,000 njerëz kanë vdekur dhe gati 400,000 janë shëruar nga infeksioni i rrezikshëm.

Më shumë se 70 mijë njerëz kanë vdekur në Evropë. Më shumë se 18 mijë njerëz kanë vdekur në Shtetet e Bashkuara.

Sa i përket njoftimeve të disa vendeve, përfshirë Italinë, Slloveninë dhe Austrinë, se ato do të lehtësojnë masat e karantinës pas festave të Pashkëve, Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi që është shumë herët për këtë.

“Lehtësimi i shpejtë i kufizimeve mund të çojë në kthimin vdekjeprurës të virusit korona. Rruga tatëpjetë mund të jetë po aq e rrezikshme sa rruga përpjetë nëse nuk menaxhohet siç duhet”-tha Tedros Adhanom Gebrejesus, OBSH

Numri i të vdekurve në Spanjë ka arritur në mbi 16000, por për të tretën ditë me radhë bie. Ka pasur 510 raste të vdekjes të paraqitura në 24 orët e fundit. Ulja e numrit është shenjë inkurajuese për vendin që është i treti sipas viktimave nga virusi korona pas SHBA-ve dhe Italisë.

Në mesin e fqinjëve tanë, në Shqipëri, nga gjithsej 433 të infektuar me Covid-19, 16 janë fëmijë. Sipas Zëvendës Ministres së Shëndetësisë Mira Rakacoli, ato janë në gjendje të mirë.

Në Kosovë në 24 orët e fundit kanë regjistruar edhe 23 raste të reja me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 250. Shtatë kanë vdekur, ndërsa 52 janë shëruar.


Shtuar 11.04.2020 14:49