Pedagogët paralajmërojnë grevë urie, reagon Rama: Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në twitter lidhur me paralajmërimin e pedagogëve për të hyrë në grevë urie, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve!

Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!” shkruan Rama.