BDI 15, PDSH 8, RDK 3 deputetë
Bashkimi Demokratik për Integrim
Instituti “Pavel Shatev”, ka bërë simulimin e vendeve të deputetëve në bazë të formulës së D’hontit. Ajo këtë e ka bërë në bazë të rezultateve nga matja e rejtingut të partive politike të dalë nga Instituti për hulumtime politike në Shkup, shkruan Zhurnal.

Nëse rezultatet do të shndërroheshin në vende deputetësh, pa ata të diasporës, VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit do të fitonte 56 mandate, LSDM 36, BDI 15, PDSH 8, RDK 3, ndërsa parti tjera do të fitonin 2 mandate.

Sipas kësaj, VMRO-DPMNE do të kishte tre mandate më shumë se tani, LSDM gjashtë më pak, BDI e PDSH do të mbanin numrin e njëjtë të deputetëve, ndërsa RDK e Osmanit do të kishte fituar një deputet më shumë.

Nga "Pavel Shatev" potencojnë se i tillë do të ishte raporti në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, nëse merren parasysh vetëm gjashtë njësitë zgjedhore, ndërsa nëse në zgjedhjet eventuale parlamentare, VMRO-DPMNE-ja do t'i fitonte edhe tre mandatet e diasporës, që, sipas Institutit, është relevante të pritet, atëherë numri i deputetëve do të rritej në 59.
Shtuar më 05/11/2011, ora 21:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori