BBC: Kreu i Maqedonisë bllokon koalicionin e ri qeveritar
Mediet botërore kanë shkruar sot për refuzimin e dhënies së mandatit kreut të LSDM-së, Zoran Zaevit.

"BBC" shkruan se kreu i Maqedonisë Gjorgje Ivanov refuzoi që t'ia jep mandatin shumicës parlamentare që të formojnë qeverinë e re për shkak se "nuk mund t'ia ndajë mandatin dikujt që kërcënon sovranitetin e shtetit."

"Kreu i Socialdemokratëve Zoran Zaev, formoi koalicionin dhe u pajtua ta përkrahë ligjin në të cilin gjuha shqipe do të jetë gjuhë e dytë zyrtare në vend.

Me mijëra maqedonas protestuan kundër ligjit. Një përfaqësues zyrtar i BDI-së, i cili shpresonte se do të bashkohen në koalicion, tha se situata është 'Kaotike'", shkruan "BBC".

Gjithashtu, gazeta përmend se Maqedonia po vazhdon të jetë tashmë prej dy vitesh në një krizë politike pas skandalit të përgjimeve. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2017, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori