Bashkimi Evropian duhet ta mbajë premtimin për Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut arriti më larg se që mund të supozohej para disa viteve dhe tani është koha të shpërblehen angazhimet e shtetit.

Diskutimet për datën për negociata vazhdojnë ndërsa disa muaj nuk do të bëjnë dallim shumë të madh për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Ky vit duhet ta sjellë suksesin e merituar për hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet e vendit me Unionin, kështu ka deklaruar midis tjerash në intervistë për agjencin shtetërore të lajmeve MIA, Mirosllav Lajçak dhe kryesues aktual i OSBE-së.

“Qeveria aktuale meriton lëvdata. Arritjet në përforcimin e marrëdhënieve fqinjësore janë të pashembullta në rajon – falë Shkupit, Sofjes dhe Athinës. Dhe ky moment i krijuar duhet të shfrytëzohet për progres të mëtejmë. Sllovakia beson se është koha të shpërblehen përpjekjet tuaja dhe të dërgohet një sinjal pozitiv për popullin tuaj. Mosrealizimi i premtimeve tona do të kishte pasoja serioze”, thekson kryesuesi i OSBE-së dhe ministër sllovak i Punëve të Jashtme.

Ai shton se disa muaj nuk do të shkaktonin ndonjë ndryshim të madh për popullin e Maqedonisë së Veriut i cili priti shumë gjatë, por megjithatë beson fuqishëm se “ky vit duhet ta sjellë suksesin e merituar të hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
Shtuar më 19/06/2019, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori