Bashkësitë Shqiptare në Zvicër përkrahin protestën në Shkup
Pëlqej
Protesta në Shkup
Përmes një komunikate për mediat, organizatat "Bashkësitë Shqiptare në Zvicër" njoftuan se dhjetëra aktivistë të Bashkësisë Shqiptare në Gjenevë dhe aktivistë të shoqatave të ndryshme do të përkrahin protestën e nesërme para Parlamentit të Maqedonisë., duke ftuar që të gjithë shqiptarët të mbështesin atë në mënyrë masovike.

Sipas veprimtarit Alistar Ramadani, me këto protesta duhet ti dërgohet mesazh i qartë pushtetmbajtësve se çdo regjistrim që do të organizohet në muajin prill 2011 nuk do të njihet nga mërgimtarët shqiptarë në Zvicër.

"Nuk pranojmë shantazhe, nuk pranojmë padrejtësi, duam korrektësi të regjistrimit dhe zhvillim të tij ne muajin korrik kur mërgimtarët shqiptarë janë në vendlindje, çdo organizimi i regjistrimit jashtë këtij muaji, mërgimtarët shqiptarë në Zvicër do ta shpallin të pa vlefshëm. Jemi të determinuar në mbrojtje të ekzistencës tonë, nëse nuk regjistrohemi është fakt se nuk ekzistojmë, prandaj qëndrojmë fuqishëm pas organizatorëve të protestës së 14 Nëntorit 2010", thuhet mes tjerash në komunikatën e dhënë për mbështetjen e protestës që organizohet nesër para Parlamentit të Maqedonisë.
Shtuar më 13/11/2010, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori