Dinamo ringjallet, Imami thyen Kukësin në Elbasan (VIDEO)

Dinamo e ka nisur vitin me një fitore dramatike, në fund kundër Kukësit me rezultatin 1-0. Blutë e nisën mirë, duke rrezikuar me Ibraimi që në fillim, por goditje e tij e dënimit u devijua nga Tafas.

Më pas Basa kishte mundësinë të befasonte pas një daljeje të Simonit, por Sofranac e devijoi topin në momentin e fundit. Imami e Ndreca lëshuan nga një sinjal në fundin e pjesës së parë, por pa sukses.

Dimano në fillim të së dytës rrezikoi me Demirin, kurse rastin më të mirë për Kukësin e pati Daci që e çoi topin ngjitur me shtyllën pingule (SHIKO VIDEON).

Një minutë para fundit Eni Imami shtangu ekipin me të cilin ka dalë kampion më parë. Hero ishte edhe portieri Simoni, që shmangu një autogol të Sofranac. /h.ll/albeu.com


Shtuar 19.01.2022 18:46

Tags: ,