Bashkëpunëtorë të ngushtë të Gruevskit janë dëshmitarë të mbrojtur të PSP-së?
Tetë funksionarë të VMRO-DPMNE-së, njerëz nga kryesia e ngushtë partiake, përkatësisht nga rrethi i ngushtë i liderit të kësaj partie, Nikolla Gruevski janë dëshmitarë të mbrojtur të Prokurorisë Speciale Publike, kështu ka deklaruar në emisionin Top Tema, një nga inicuesit e reformave brenda VMRO-DPMNE-së, Petar Bogojeski.

Gjatë fjalës së tij, Bogojeski ka thënë se ka informacione se Gruevski dhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov e dinë një gjë të tillë dhe nga ky emision ka porositur ata që të kenë kujdes nga rrethi i tyre i ngushtë e jo nga “reformatorët”.

Sipas tij reformat janë të domosdoshme.”Ka ardhur koha për një epokë e re, gjegjësisht për reforma në VMRO-DPMNE”, ka thënë në emisionin Top Tema, iniciatori i reformave në VMRO-DPMNE, Petar Bogojeski. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 21:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori