SHBA/ Ndërron jetë vajza 9-vjeçare nga koronavírusi

Një vajzë 9-vjeçare ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Florida, ShBA.

Më 18 Korrik, Kimora “Kimmie” Lynum humbi betejën me virusin. Zëdhënësi i familjes së të ndjerës, Dejeon Cain, njoftoi se e mitura nuk kishte pròbleme të tjera shëndetësore.

“Ajo ishte gjithmonë e lumtur dhe na bënte të gjithëve të lumtur. Ishte fenòmenale”, tha Cain.

Ndërsa familjarët nuk kanë dijeni se ku mund të jetë ínfektuar pasi pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në shtëpi duke mos shkuar në shkollë apo vende të populluara me njerëz. Nëna e vajzës ka bërë testin, por nuk e ka marrë ende rezultatin.

Deri tani, Florida ka 5933 jetë të humbura. Ndërsa totali i të infektuarve ka arritur në 432,747, nga të cilët 384,337 janë raste aktive.


Shtuar 27.07.2020 21:39