MOTI/ Fundjava me shi, mësoni si do jenë temperaturat

Dita e shtunë do të ketë mot me alternime kthjellimesh, dhe vranësira deri të dendura.

Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet deri mesatar. Lokalisht reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/s.

Dita e dielë do të ketë mot të kthjellët e vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat hera–herës do të shoqërohen me reshje të dobta shiu të karakterit lokal.

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 2-6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/s.


Shtuar 1.05.2020 17:12