Cristiano Ronaldo dhe Georgina pozojnë me fëmijët teksa largohen për pushime

Georgina Rodriguez buzëqeshi për kamerën teksa mbante në krahë fëmijën e sapolindur të saj dhe të Cristiano Ronaldos, Bella Esmeralda.

Familja Ronaldo është larguar me pushime përpara se 37-vjeçari të përgatitet për një sezon tjetër në Manchester United.

Në një foto të adhurueshme familjare, Georgina dhe Ronaldo pozuan me krenari përkrah fëmijëve Cristiano Jr, Eva,  Matteo, Alana Martina, dhe Bella, dy muajshe.

Familja prej shtatë anëtarësh hipi në një avion privat për të fluturuar larg në pushimet e tyre verore.

Dhe në një postim në Instagram, Georgina u tregua duke u mbajtur pas Bella, fëmija i fundit i familjes Ronaldo./ h.ll/albeu.com