Baret dhe restorantet pritet të punojnë deri në orën 23:00
Nga data 21 e këtij muaji në Maqedoni, objektet gastronomike do të punojnë me orar të ri, më të zgjatur të punës.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi vlerëson se kafenetë, baret dhe restorantet duhet të jenë të hapura deri në orën 23:00, por Komisioni për sëmundje infektive do ta thotë fjalën e fundit.

Për momentin, autoritetet nuk janë duke punuar në hartimin e protokolleve të reja për punën në këtë industri.

Dhjetë ditë para Vitit të Ri, qeveria vendosi të kufizojë orarin e punës së restoranteve deri në orën 18:00, që të shmangen festimet grupore, të cilat, sipas organeve shëndetësore, do të rrisnin rrezikun e transmetimit të virusit.
Shtuar më 18/01/2021, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori