Bardhyl Dauti: Kam një projekt të realizueshëm për Tetovën, nuk premtoj se do e bëj Dubai
Në një intervistë ekskluzive për emisionin 'Inside' kandidati i PDSH-së për kreun e komunës së Tetovës për zgjedhjet lokale 2017 Bardhyl Dauti ka shpalosur platformën e tij dhe mënyrën se si do i zgjidhë problemet që preokupojnë tashmë me vite banorët e kësaj komune, transmeton Zhurnal.mk

Dauti thotë se kandidatura e tij do të përforcojë akoma më shumë PDSH jo vetëm në Tetovë por edhe në shumë qytete tjera ku njihen si bastione të tyre.

"Unë jam kandidat i PDSH për këto zgjedhje lokale dhe jam i bindur se kandidatura ime do të përforcojë PDSH jo vetëm në Tetovë por dhe në qytete tjera, këto zgjedhje janë lokale dhe për fokus janë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe në kuadër të këtyre zgjedhjeve duhet gjetur forma konkrete që kjo platformë e jona për fokus ka qytetarin, kam një projekt të realizueshëm dhe nuk premtojmë se do e bëjm Dubai se nuk mund ta bëjmë por kemi projekte të sakta për rritje të cilësisë publike dhe këto mund t'ia arrijmë.

Unë me Tetovën kam një bashkëjetësë 10 vjecare si banorë dhe profesor dhe profili im e lejon kandidimin dhe besoj se tetovarët do e pranojnë kandidaturën time", thekson mes tjerave në këtë intervistë kandidati i PDSH për kreun e komunës së Tetovës, z.Dauti.

Dauti si punë të parë nëse zgjidhet në krye të komunës thotë se do të sjellë një plan të ri urbanistik i cili do të kapte shifrën prej 8 milion denarë.

"Definitivisht kjo është nga pikat kryesore e platformës tonë dhe uji nuk është i mjaftueshëm do të angazhohemi seriozisht, 50% e ujit përfundon në tokë dhe nuk shkon në gypat si duhet, brenda mandatit qeverisës do përfundojë projekti i rrjetit të gypave. Realisht një nga punët e para që do bëhet do jetë plani urbanistik për secilën lagje.

Tetova ka mundësi të menaxhojë me tokën shtetërore por duke munguar plani urbanistik, vlerësohet të kap koston prej 8 milion denarë vlerësimet tona janë më të sakta për risjelljen e një plani të ri gjeneral orbanistik", thotë mes tjerave Bardhyl Dauti .
Shtuar më 08/10/2017, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori