Banorët e Orllancës në panik, rrëshqitjet e dheut rrezikojnë banesat
Rrëshqitjet e dheut në fshatin Orllancë të Komunës së Haraçinës kanë nisur të marrin përmasa shqetësuese. Banorët thonë se reshjet e fundit të shiut dhe lagështia e madhe në tokë po rrezikojnë pothuajse të gjithë tokën pjellore të fshatit.

Ata shprehen në panik edhe për shkak se rrëshqitjet kanë ndodhur shumë pranë banesave të tyre.

"Shembja e dheut ka vënë në panik banorët e fshatit Orllancë të Komunës së Haraçinës, por jo edhe autoritetet ata të cilët duhet të kenë kujdes që një fenomen i tillë mos të ndodh! Banorët thonë se shumë shpejtë nëse nuk merret ndonjë masë, mund të përfshihen edhe shtëpitë këtu afër’
‘Është shumë rrezik, apelojë deri tek njerëzit që kuptojnë se çfarë do të thotë shembje e tokës sa nuk është bërë vonë pasi nëse përfshihen edhe shtëpitë, do të jetë shumë vonë, atëherë apelet janë më kotë!Ne nuk kemi ndonjë inxhinier, por si banorë të këtij fshati mendojmë se duhet të ngrihet mur mbrojtës.Edhe njëherë iu kisha apeluar autoriteteve që të dalin e të marrin masa sa nuk është vonë pasi kur të ndodh ndonjë tragjedi, atëherë mos të vijnë fare!", deklaroi për Alsat-M Hamdi Musliu, banor i fshatit.

Deri më tani askush nga Komuna e Haraçinës nuk ka vizituar këta banorë dhe nuk ka dalë në terren për të parë gjendjen me rrëshqitjen e dheut. Fshati Orllancë numëron 750 banorë dhe ka mbi 150 shtëpi. Banorët thonë se rrëshqitjet e dheut pothuajse kanë dëmtuar të gjitha tokat e mbjella me grurë.

Sipas tyre hera e fundit që mbahet mend një shembje e ngjashme e dheut ka qenë në vitin 1962. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 15:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori