Banorët e komunës së
Butelit do të protestojnë edhe sot para Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim ruajtjen e vendit ku do të ndërtohet
kryqi gjigand.
Sipas tyre, MPB-ja nuk është përgjigjur ndaj thirrjes së tyre që të sigurohet vendi ku duhet ndërtuar
kryqi për të pasur mundësi për të vazhduar punimet, shkruan Zhurnal.
Nga MPB nuk po tregojnë se pse nuk po e sigurojnë terrenin e as nëse dhe kur do të ngrisin
padi penale kundër personave të cilët të ënjtën e djegën njërën prej palmave në Butel dhe i demoluan themelet e
kryqit.
Ndërtimi i
kryqit për momentin është ndërprerë. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2016,
ora 11:21