Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki
Moon në një bisedë telefonike me
ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Antonio
Milloshoski e ka siguruar këtë të fundit se OKB-së me përpikëri do të respektojë gjuhën maqedonase.
Në njoftimin e MPJ-së theksohet se
sekretari Moon ka bindur
ministrin Milloshoski se OKB ngelen fuqishëm tek qëndrimi i tyre parimor për mosndryshimin e simboleve kombëtare të çfarëdo populli.
Ministri
Milloshoski ka theksuar se Maqedonia është e përkushtuar në tejkalimin e kontestit të emrit me Greqinë dhe se Qeveria ka vullnet politik për dinamikë më efektive në procesin e negociatave për emrin nën ombrellën e OKB-së.
Shtuar më 17/11/2010,
ora 12:01