Ballkone të shkatërruara, mure të plasaritura këto janë pasojat e tërmetit në Ohër (FOTO LAJM)

Një tërmet me fuqi prej 5.1 shkallë Rihter ka goditur ditën e sotme Ohrin.

Qindra qytetarë dhe turistë sot kanë kaluar ditën në rrugë, të frikësuar se mos lëkundjet përsëriten.

Tërmeti i sotëm me 5.1 shkallë Rihter ka goditur Ohrin rreth orës 13:09. Epiqendra ishte rreth pesë kilometra nga fshati Kosell, në thellësi prej 10 km.

Lëkundjet e forta rrëzuan ballkone, shkaktuan çarje nëpër mure si dhe rrëzua raftet në shitoret e qytetit. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori