Ballkani po “mban frymën”
Pëlqej
Me rastin e afrimit të Konferencës për Ballkanin Perëndimor, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se e ardhmja e gadishullit ballkanas është vetëm Bashkimi Evropian.

Ajo tha se anëtarësimi i shteteve në BE varet vetëm nga reformat që ata do të kryejnë për të ardhmen e tyre evropiane.

Merkel gjatë një bisede me politologun Konelius Adebar, në prag të Konferencës Ballkanike në Berlin, ka sqaruar se qeveria gjermane ka vendosur ta organizoje konferencën, në të cilën janë ftuar kryeministra, ministra të Punëve të Jashtme dhe ata të ekonomisë, me rastin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore.

“Ne kemi menduar se çfarë të bëjmë me rastin e këtij përvjetori, qe mos të shikojmë vetëm në të kaluarën dhe si mund të drejtohemi ka e ardhmja. Qeveria gjermane ka ardhur te ideja që t’i ftojë të gjitha shtetet e rajonit në mënyrë që të tregojë që sot më nuk ekzistojnë përleshje, edhe pse ende janë disa konflikte të vogla, por në përgjithësi ekziston unitet. Kjo, sipas mendimit tim, është e mundshme, sepse të gjitha vendet e kanë perspektivën evropiane”, tha Merkel.

Kancelarja e Gjermanisë ka kujtuar se nga Ballkani i trazuar dikur, sot kemi dy shtete anëtare të reja në BE, që janë Sllovenia dhe Kroacia.

Ajo tha se me Serbinë e me Malin e Zi kanë nisur negociatat, ndërsa edhe Shqipëria e Maqedonia e kanë marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa presin përparim edhe nga Bosnja dhe Kosova.

“Të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor iu kemi premtuar perspektivë evropiane dhe qëndrojmë pas kësaj. Korniza kohore ndërmjet anëtarësimit të Sllovenisë dhe Kroacisë nuk duhet të jetë kurrfarë matësi për anëtarësimin e vendeve tjera, por kjo varet nga secili shtet se kur mund të na bashkohet”, ka porositur kancelarja.

Angla Merkel u shpreh se rajoni i Ballkanit po zhvillohet, me hapa të vegjël, por të sigurt./albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 21:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori