Ballkani ka mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë
Pëlqej
Britania e Madhe është "tërhequr" nga mbështetja që i jepte Ballkanit, duke ia pasuar stafetën Gjermanisë.

Shteti gjerman po e merr më së tepërmi në konsideratë rajonin e Ballkanit dhe po kujdeset edhe për zgjerimin e saj, shkruan The Economist.

Sipas gazetës prestigjoze botërore, Gjermania dëshiron ta progresojë rajonin, por se më së tepërmi problemi është tek shtetet ballkanike.

Kështu, Bosnja ka një klasë politike që e kanë lënë mbrapa vendin.

Ndërsa, Maqedonia ka mbetur pas për shkak të kontestit të pazgjidhur të emrit me Greqinë.

Shteti i ri i Kosovës po ashtu është i vetmi vend evropian, qytetarët e së cilës nuk mund të lëvizin lirshëm pa viza në zonën Shengen.

Ndërsa, dritë jeshile drejt BE-së po japin Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori