Bakiu: BDI nuk është e interesuar për të formuar qeverinë
Analisti Bashkim Bakiu, i ftuar në edicionin e lajmeve në televizionin Shenja foli për ndryshimet e qëndrimeve të BDI-së.

Qasjen e kësaj partie, Bakiu e cilësoi si qasje me dy kute. Sipas tij, veprimi i këtillë i BDI-së shkon në favor të VMRO-DPMNE-së.

Situatën momentale, ai e përshkroi me proverbin popullor: Kërkoj punë, po lus Zotin që të mos gjejë, duke aluduar se Bashkimi Demokratik për Integrim po bën negociata për formimin e Qeverisë, por në fakt nuk është thellësisht e interesuar për të hyrë dhe për të formuar Qeveri.

Ndërsa i pyetur për zgjedhje të reja, Bakiu tha se ato nuk i përshtaten BDI-së, aq sa janë në të mirë të partisë më të madhe maqedonase. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 20:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori