Bajrami: Të gjithë Romët duhet ta mbështesin referendumin
Pëlqej
Deputeti rom, Amdi Bajram sërish ka lëshuar deklarata bombastike në foltoren e Parlamentit të Maqedonisë.

Ai sot garantoi me shifra të sakta se referendumi për ndryshimin e emrit të Maqedonisë do ta kalojë nga 72 deri në 75 për qind.

Sipas tij, në Maqedoni nuk ka vetëm maqedonas, por edhe shqiptarë, turq, romë, boshnjakë etj.

“Gjithmonë kur bisedohet duhet të përmenden edhe romët. Kjo të jetë leksion për të gjithë, kurse unë dhe romët jemi lojal ndaj shtetit tonë dhe e mbështetin. Do të votojmë dhe i ftojë të gjitha partitë rome që ta mbështesin referendumin”, theksoi Amdi Bajram.


Shtuar më 20/06/2018, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori