“Mos”, demokratët tronditen kur marrin vesh LIVE lajmin për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit (VIDEO)

Ditën e sotme u nda nga jeta ish-presidenti Bujar Nishani.

Ndarja e tij nga jeta erdhi si pasojë e efekteve afatgjata të Covid-19, të kombinuara me sëmundjet e tjera bashkëshoqëruese.

Ndarja e tij nga jeta ka tronditur demokratët, teksa PD ditën e sotme mblodhi Këshillin Kombëtar të saj për të zgjedhur Kryesinë.

Ndërkohë emri i tij po votohej gjatë ditës së sotme në Këshillin Kombëtar të PD-së, për Kryesinë e re.

Teksa anëtarët e Komisionit po numëronin votat, morën lajmin e trishtë për vdekjen e Nishanit.

Një prej anëtareve i tregoi kolegut të saj në celular lajmin.

“O, mosss”, dëgjohet duke thënë ai.

Ndërsa ajo shton: “Sapo”./albeu.com/