Babai i Almirit kërkon burgim të përjetshëm për vrasësin e të birit
Ka filluar procesi gjyqësor për vrasjen e Almir Aliut ndërsa qytetarë të ndryshem janë mbledhur në protesta ku kërkohet drejtësi për të voglin që u aksidentua rëndë nga Boban Iliq, pas një zënke banale.

Ndonëse seanca është caktuar, mbrojtja ende nuk ka pranuar analizën neuro-psikiatrike, të cilën e kishte kërkuar pas pretendimeve se i akuzuari për vrasje nuk ishte në gjendje normale psikike gjatë kryerjes së aktit.

Babai i 4 vjeçarit u ka bërë thirrje autoriteteve që vrasësi i djalit të tij të marrë dënimin maksimal, burg të përjetshëm.

"Në qoftë se merret ndonjë vendim, dënim me vite atëherë edhe ato vite kalojnë shumë shpejtë dhe se ai përsëri do del nga burgu dhe se rasti që ma ka ndodhur mua mund ti ndodhë ndokujt tjetër, mund ti shtyp 1, 2, 3 fëmijë e kështu me radhë, për atë ne presim që ai të dënohet me burg të përjetshëm, e mos të jetë i lirë, mos ti ndodhë ndokujt tjetër pa marrë parasysh a është shqiptar apo maqedonas", deklaroi Sedat Aliu, shkruan "Alsat M".

Kujtojmë se Almir Aliu humbi jetën si pasojë e shtypjes me makinë nga Boban Iliq natën e 25 qershorit të vitit të kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori