Babai ambasador në Tiranë, djali në Moskë
Nepotizmi në Maqedoni është tejet i theksuar dhe sidomos në diplomaci,e cila kohët e fundit ka patur jo pak probleme.

Kështu, ambasadori aktual i Maqedonisë në Tiranë, Stojan Karanajov, i cili njihet edhe si ish-ambasador në Prishtinë ka djalin e tij, Goce Karanajov ambasador në Moskë.

Të dy personat, familjarë mes tyre tashmë kryejnë punë ambasadorësh në dy vende të ndryshme.

Lidhur me këtë fenomen ka reaguar partia opozitare LSDM, e cila ka kritikuar VMRO-në për nepotizëm në punësim, duke thënë se vendi po e humb imazhin në arenën ndërkombëtare. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2014, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori