Juventus – Napoli ende pa vendim, gjyqtari kërkon kohë

E planifikuar të luhej më 4 tetor, ora 20:45, ndeshja mes Juventus dhe Napoli nuk pa dy skuadra në fushën e blertë.

Juve zbriti në fushë, por kundërshtarët nuk kishin udhëtuar fare drejt Torinos, me arsyetimin se janë të rrezikuar nga Covid-19.

Thuhej se tri pikët do t’i shkonin automatikisht skuadrës së Juves, por vendimi është shtyrë.

Në Itali raportojnë se gjyqtari i sportit, Gerardo Mastrandera do të marrë kohën e tij për të analizuar rastin.

Ai ka kërkuar hetime më të thella edhe për disa dokumenta të FIGC.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi për ndeshjen Juve-Napoli. Gjasat janë maksimale për tri pikë në tavolinë për ‘Zonjën e Vjetër’.


Shtuar 5.10.2020 13:50