Avokati i Selës: Keqardhja e Gruevskit është hipokrizi
Pëlqej
Avokati i Ziadin Selës, Abedin Abduli theksoi se deklarata e djeshme e Nikolla Gruevskit, i cili tha se ndjen keqardhje për atë që i ka ndodhur Selës, është thjesht një hipokrizi.

Sipas tij, është habi e madhe që Gruevski ka parë deputetë të VMRO-DPMNE të mbrojnë Selën, ndërsa nuk ka parë deputetë të tjerë të partisë së tij që hapën dyert e Kuvendit.

“Prokurori publik përballet me pengesa nga insititucionet e tjera. Është e palejueshme që deri më tani të identifikohet personat e shumtë , përderisa ka inçizime.Kur do të vijmë deri te akuza ,atëherë presim të akuzohen 5-6 persona”, tha Abduli, transmeton Zhurnal.mk.

Abduli pret që gjatë fundit të muajit të ardhshëm të vjen deri te dënimi i fajtorëve për rastin në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2017, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori