Me rastin e Ditës ndërkombëtare për mbështetjen e viktimave nga tortura,
Avokati i
Popullit Ixhet Memeti apelon te të gjitha institucionet që të marrin masa thelbësore të cilat do të kontribuojnë në luftën kundër torturës dhe të pranojnë rekomandime nga mekanizmi parandalues me çka do të zvogëlohen rreziqet dhe do të sigurohet zero tolerancë i çfarëdolloj akti të torturës ose veprimi ose dënimi tjetër johuman, njofton Zhurnal.
"Mbështetja e viktimave nga tortura paraqet një prej obligimeve themelore të çdo shoqërie e cila i respekton parimet demokratike dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Dita ndërkombëtare për mbështetje të viktimave nga tortura është edhe një mundësi që ta theksojmë angazhimin tonë për çrrënjosjen e torturës dhe formave tjera të
veprimit johuman, si dhe ta theksojmë nevojën e rolit të përforcuar të parandalimit i cili do t'i zvogëlojë rastet e mundshme të torturës në të ardhmen", u shpreh
Avokati i
Popullit.
Sipas tij, parandalimi ka rol të rëndësishëm në luftën kundër torturës dhe formave të tjera të
veprimit dhe dënimit brutal dhe jonjerëzor.
"Vetëm përmes mbrojtjes së të drejtës së qytetarëve të cilët ishin viktima të torturës ose
veprimit jonjerëzor, pa tregimin në kohë në rreziqe të mundshme, mangësi dhe zbrazëtirave legjislative, nuk do të realizohet qëllimi të cilin duhet ta arrijmë", përfundoi
Avokati i
Popullit në fjalën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2012,
ora 13:54