Avokati i Popullit kritikon policinë, burgjet...
Avokati i Popullit ka drejtuar një sërë kritikash në adresë të policisë, burgjeve dhe spitaleve psikiatrike, pasi siç pohohet gjatë hulumtimeve të kryera në vitin 2012, “këto institucione nuk plotësojnë as edhe kushtet themelore për trajtimin e personaveprivuar nga liria ose me çrregullime mendore”.

Konstatimet e përgjithshme të AP-së lidhur me policinë ishin se në pjesën më të madhe të stacioneve policore, ambientet e ndalimit pjesërisht ose fare nuk i përmbushin standardet, njofton zhurnal.

“Edhe përkundër faktit që në disa stacione janë ndërtuar ambiente të reja për ndalim, policia ende shfrytëzon ambientet e vjetra.

Në zyrat e zyrtarëve u vërejtën sende të cilat e rrisin rrezikun nga lëndimi ose vetëlëndimi i personaveprivuar nga liria. Ne hasëm në raste kur mjeku nuk thirrej çdoherë për të intervenuar me qëllim të parandalimit, kur personi i ndaluar është në gjendje të alkoolizuar me shkallë të lartë, pastaj procesverbalet nuk ishin të plotësuara në mënyrë të detajuar lidhur me informacionet e personave të ndaluar”, deklaroi Ixhet Memeti, avokati i Popullit. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2013, ora 16:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori